TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas burimeve të KALLXO.com, fshatari i Jabllanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes së Thaçit dhe ka kërcënuar familjarët. Arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.
“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja.
Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.
“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani.
Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me këshilltarin e presidentit Artan Behrami, i cili ka premtuar që pasi të marrë informacione do ofrojë një qëndrim.