AKTUALITET, 27 Gusht 2018, 18:02

Aksident tjetër në Librazhd, furgoni me pasagjer del nga rruga, tre të plagosur

Aksident tjetër në Librazhd, furgoni me pasagjer del nga rruga, tre

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Librazhd. Sipas të dhënave paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një furgon taksi me pasagjerë ka dalë nga rruga.

Furgoni me pasagjerë i është shmangur përplasjes me një automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Mjeti është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës dhe fatmirësisht nuk ka rënë në rrjedhën e Shkumbinit që kalon paralel me rrugën kombëtare.

Tre persona kanë mbetur të plagosur por jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.