AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 21:56

Detajet/ Makina përplas për vdekje drejtuesin e çiklomotorit (EMRI)

Detajet/ Makina përplas për vdekje drejtuesin e çiklomotorit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në mbrëmje në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë, ku një mjet tip Nissan ka goditur një ciklomotor.

Kurbin/ Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras, mjeti tip "Nissan" me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.