AKTUALITET, 29 Mars 2019, 23:09

“Mora një pako të mirë”-Salianji publikon përgjimet e reja të Alfred Alizotit

“Mora një pako të mirë”-Salianji publikon

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Java” në RTSH, të tjera përgjime të Fredi Alizotit, që tregojnë se si u rekrutua ai për të shpëtuar Agron Xhafajn.

Në këto përgjime, Alizoti pasi ka folur me Ard Veliun merr në telefon 129, duke thënë se jam miku i Veliut dhe kërkoj të lidhem me drejtorin.

Pas telefonatës me 129, sipas Salianjit, ‘drejtori i Fierit qe ne pergjimet e publikuara me pare tregohet qarte qe i jep para dhe eshte ne sherbim te Alizotit!

Pasi mbaron komunikimin me policine Alizoti merr nje shokun e vet ne cel dhe i komunikon qe u mbyll “Mora një pako të mirë”.