TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, zhvilloi ditën e sotme një ceremoni në nder të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Gjatë kësaj ceremonie, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, kanë shtrënguar duart dhe kanë qëndruar krah njëri-tjetrit.
Kjo ka nxitur ish-ministrin e Drejtësisë nga LSI, Ylli Manjanin, që të lëshojë një batutë. Në një foto të publikuar nga “Syri.net”, Manjani shkruan: “Aliende dhe Pinoçeti qenkan bërë bashkë sot!”, ndërsa e shoqëron me disa figura duke qeshur me lot.
Ky koment vjen pasi Presidenti Meta, ditë më parë, teksa komentonte krizën politike nga Pogradeci, deklaronte se, ishte gati të dorëhiqet nga posti i presidentit, duke përmendur togdjalëshin “juntë ushtarake”, krahasuar veten me Salvador Alenden e Kilit në ditët e errëta të vënies së diktaturës së Pinoçetit.