TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duket se atentati ndaj Bujar Çelës ka qenë i mirë-organizuar nga ata që i morën jetën paraditen e kësaj të enjteje.
Burime për “Panorama.al”, bëjnë me dije se Çela ka marrë 21 plumba në trup, ndërsa ndaj tij është qëlluar me tre pistoleta të ndryshme.
Gjatë atentatit, autorët e kanë qëlluar nga mjeti i tyre, duke mos dalë fare prej andej dhe më pas janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.
Sipas burimeve, mjeti është gjetur i djegur në buzë hekurudhës në fshatin Murras, një metodë e njohur nga grupet kriminale për të humbur gjurmët e tyre.
Sipas burimeve, dyshohet që në atentat të kenë marrë pjesë tre atentatorë.