TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga studio e emisionit “Opinion” ka treguar dy qëllimet kryesore të programit politik të PD.
Basha ka thënë se dy pikat kryesore janë krijimi i një shtrese të mesme dhe që institucionet t’i takojnë qytetarëve dhe jo partive.
Pyetje: Shumë qytetarë mendojnë ikën Coli dhe vjen Loli dhe e kundërta. Pse duhet t’ju votojnë ju qytetarët?
Basha: Të shumta kanë qenë rastet ku unë në emër të PD kam pranuar gabimet dhe kam kërkuar falje për gabimet. Këto 7 vite kanë shërbyer për të formësuar një vizion të ri për vendin.
Dy qëllimet kryesore të programit tonë politik janë:
1- Të krijojmë një shtresë të mesme shqiptare.
2- Institucionet t’i takojnë qytetarëve dhe jo partive politike.
Në vlerësimin ekonomik, duke pasur parasysh ekonominë e vendit, në Shqipëri shtresë e mesme janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të ardhura të muaj, të vjetra.
Kanë ose një biznes, ose një profesion apo një detyrë të veçantë. Me këtë pavarësi financiare shtresa e mesme përbën në çdo shoqëri lokomotivën e zhvillimit ekonomik, të inovacionit. Janë njerëz që nuk kanë frikë për të nesërmen, zhvillojnë mendimin e pavarur, kërkojnë nga institucionet që të zhvillojnë ato gjëra që shoqëria ka nevojë.
Për shembull nivelin arsimor, të shkollave, të kopshteve, të universiteteve.
Shtresa e mesme është stabiliteti i shoqërisë, është garancia për demokracinë dhe garancia për zhvillimin ekonomik.