AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 19:55

Çfarë po ndodh në Korçë? Pika të shumta kontrolli nga policia

Çfarë po  ndodh në Korçë? Pika të shumta


Policia e Korçës ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje të qytetit, në unazë si edhe në qendër. Panorama raporton se kontrollet e rrepta po bëhen nga agjentët e drejtorisë dhe të komisariatit të Korçës për armëmbajtje pa leje, persona të shpallur në kërkim dhe për lëndë narkotike.

Në kuadër ta masave parandaluese edhe për transport të emigrantëve të paligjshëm, kontrollet priten të vijojnë edhe në ditët në vijim.