AKTUALITET, 18 August 2026, 11:54

Detaje/ Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotel në Vlorë, familjarët kërkojnë transferimin në Turqi të 25-vjeçares për trajtim të specializuar

Familjarët e Ana Dyrmishit, 25-vjeçares që ka pësuar djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, kanë kërkuar transferimin e saj në Turqi, për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar.

Sipas informacioneve nga burime brenda spitalit, kërkesa e familjarëve po shqyrtohet nga stafi i QSUT-së. Mjekët po vlerësojnë gjendjen shëndetësore të 25-vjeçares, për të përcaktuar nëse ajo është në kushte të përshtatshme për t’u transportuar në Turqi.