TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pushimet verore rikthyen emigrantët shqiptarë në atdhe, por duket se sezoni i pushimeve ka përfunduar për shumë prej tyre. Qindra emigrantë kanë nisur rikthimin drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.
Në Portin e Vlorës, fluksi i udhëtarëve dhe automjeteve në dalje vijon të jetë i lartë. Gjatë mbrëmjes së djeshme, qindra automjete u larguan nga Vlora drejt Italisë, me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.
Vetëm me tragetin e mbrëmjes së djeshme, nga Porti i Vlorës u larguan 476 persona, 48 automjete dhe 110 kampera, duke shënuar një tjetër fluks të lartë udhëtarësh dhe mjetesh në drejtim të Italisë.
Fluksi i lartë pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, teksa emigrantët po largohen nga Shqipëria për tu rikthyer në vendet e tyre të punës.