TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zedhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, në një reagim të dytë brenda ditës së sotme, ‘’këshillon” kreun e KED Ardian Dvorani që të ruajë qetësinë, dhe se Reformën në Drejtësi nuk mund ta ndalë askush.
Blushi shprehet se Dvorani po përpiqet që të dëmtojë provat, ndërsa provokon duke thënë se ‘’publikimi i videove nuk ka filluar ende”.
Reagimi i Blushit:
Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!
Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma!
Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!
Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!