AKTUALITET, 12 Dhjetor 2019, 18:39

Fotot/ Pacolli tregon si do të jenë banesat që do të ndërohen në Thumanë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë lajmin për përfundimin e projektit për ndërtimin e shtëpive në Thumanë për banorët e prekur nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetet scciale, Pacolli ka ndarë disa foto nga projekti, ndërsa ka shkruar se çdo është mbyllur në një kohë rekord. Shtëpitë do të jenë 3-katëshe dhe do të kenë disa hyrje brenda tyre. Po ashtu, në kompleksin e quajtur “Thumana” do të ketë edhe hapësira shplodhëse

“Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth tri javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, ka shkruar Behgjet Pacolli.