AKTUALITET, 26 Mars 2021, 23:43

Deputetja e Kuvendit të Kosovës: Sot jam kërcënuar tri herë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës: Sot jam kërcënuar tri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka treguar nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook se është kërcënuar. Thotë se i është pohuar që të “ketë kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”. Ndërkohë Balje thotë se kjo gjë nuk ka ndikuar te ajo dhe se thotë se është “krenare me angazhimin tim për shtetin tim”.

“Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime (dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”!

Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojnë dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do t'i zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës. I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurrë askush nuk do të mund ta ndryshoj. Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!” – shkruan Bajle.

Ajo është zgjedhur në parlament si përfaqësuese komunitetit boshnjak, por i ka dhënë mbështetje qeverisë së Albin Kurtit.