TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një fjalim të gjatë në aktivitetin në Elbasan, “Deputeti që duam”, që u kthye në një sulm të shfrenuar ndaj kundërshtarëve politikë, akuza ndaj PD dhe ndaj Metës, edhe pse motivi kryesor i eventit ishte ftesa e të rinjve në politikë, Edi Rama u shpreh se ka në udheheqjen e PS, njerëz të vetëkënaqur, që mendojnë se nuk ka si ata.
“Ndaj, u shpreh Rama, skuadra jonë ka nevojë të ripërtërihet, të freskohet”.
Rama u shpreh se para këtyre zgjedhjeve, duhen njerëz që vijnë nga jeta e përditshme, që e kanë të fortë lidhjen me realitetin, dhe që duan të luftojnë për sukses, për fitoren e PS. Edi Rama e mbajti sot këtë qendrim në oborrin e inceneratorit të Elbasanit, që sipas PD-së, është një prej aferave më të mëdha korruptive.
PD e ka denoncuar këtë si skemë mafioze, me në krye, Edi Ramën. Kryeministri e ka cilësuar opozitën si mizerabël. Dhe pa vizion. Ka sulmuar po ashtu Presidentin. Edi Rama, e etiketoi PD-në, si kundërshtare të Shqipërisë dhe të ëndrrave të të rinjve.