TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthim në të shkuarën, në pistën gjermane të Hockenheim. Më 27 dhe 28 korrik, me rastin e garës së Çmimit të Madh të Gjermanisë, që do të zhvillohet në këtë pistë, fansat e Ferrarit do të kenë mundësi të rishohin në pistë një nga makinat legjendare.
Atë F2004, me të cilën Michael Schumacher u shpall kampion bote në vitin 2004. Ai që do të pilotojë këtë makinë do të jetë Mick Schumacher, djali i Michael.
Me këtë makinë, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 fitoi 13 gara nga 18 që ishin në kalendar. Ndaj ajo njëvendëshe është konsideruar si më e suksesshmja në histori.
“Të pilotoj makinën F2004 në pistën e Hockenheim do të jetë një përvojë e papërsëritshme.
Hera e fundit që kam pilotuar në këtë pistë ka qenë kur fitova titullin e Formula 3. Ndërsa tani do të pilotoj një makinë legjendare të babait tim. Mezi po pres”, tha Mick Schumacher.