AKTUALITET, 24 Prill 2021, 14:07

Akuzohet se dhunoi aktivisten e PD, SHÇBA nis hetimet për shefin e Komisariat të Divjakës

Akuzohet se dhunoi aktivisten e PD, SHÇBA nis hetimet për shefin e

SHÇBA ka nisur hetimet për shefin e Komisariatit të Divjakës Altin Shehu.

Hetimet për këtë të fundit kanë nisur verifikimin pas denoncimit të aktivistes së PD, Elsa Bita.

Kjo e fundit ka denoncuar se Shehu e ka dhunuar duke i thyer krahun, pasi po filmonte një takim elektoral të PS në Divjakë.

Aktivistja ndodhet në urgjencën e spitalit të Lushnjes.

Lidhur për këtë ngjarje ka reaguar gjithashtu edhe presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit ka bërë thirrje që SPAK të hetojë dhunën ndaj Elsa Bita, e cila po filmonte me celular. Gjithashtu Meta i kërkon Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës.