TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ndriçim Jonuzin, ndërsa ka lënë në arrest shtëpie Dorian Troplinin dhe Markel Shtyllën, dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.
Ndriçim Jonuzi, pas një konflikti të çastit dyshohet se plagosi me armë zjarri aktivistin e Partisë Demokratik, Bledar Okshtuni.
Ky i fundit, u dërgua në spitalin e Durrësit, pasi u lëndua në këmbë. Sherri fillimisht sipas raportimeve, ka nisur nga Dorian Troplini dhe Marekl Shtylla, ku pas konfliktit fizik, ka degjeneruar deri në përdorimin e armës, nga ana e Jonuzit.
Për ngjarjen, reagim pati dhe nga kampet politike. Lulzim Basha ditën e ngjarjes u vendos menjëherë në Kavajë, ku dënoi aktin.
Gjithashtu, një veprim të tillë ndoqi edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, ku dhe i bëri thirrje prokurorisë e policisë të hetojnë çështjen.