TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas pretendimit dhe denoncimit në media të Elsa Bitës, banore e qytetit të Divjakës, e cila deklaroi përmes një rrëfimi nga spitali ku po merr mjekim, se drejtori i policisë së këtij qyteti, e ka dhunuar, vjen edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta.
Ky i fundit, përmes një postimi në rrjete sociale i bën thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojnë dhunën e ushtruar ndaj Bitës.
Meta gjithashtu, shton se policia e shtetit duhet të arrestojnë autorin apo autorët e ngjarjes në fjalë.
Postimi i plotë:
I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata.
Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim.
Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian.