TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Shiko Kush LUAN”, aktori i njohur, Irgen Çela u pyet lidhur me mendimin e tij për “Çiftin e shqyer” në ‘Klanifornia’, një numër humori i imituar nga “Çifti i lumtur” në ‘Portokalli’.
Irgeni tregoi hapur mendimin e tij duke përdorur një shprehje që i tregon të gjitha: “Kopja nuk mund të jetë asnjëherë më e mirë se origjinali”.
Ai shtoi se idenë e “Çiftit të lumtur” e ka dhënë ai së bashku me Florin, kështu që, Delinda Disha dhe Olsi Bylyku i bie që e ka kopjuar nga ata.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar së fundmi edhe Delinda në Instastory dhe duket se e hodhi një kunjë.
“Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në ‘Klanifornia’ origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri”, shkruan aktorja.
