AKTUALITET, 3 Shkurt 2018, 19:31

Del VIDEO nga vrasja e Devi Kasmit në Tiranë

Del VIDEO nga vrasja e Devi Kasmit në Tiranë

Pamje të pak sekondave pas ekzekutimit të Devi Kasmit në Tiranë, janë bërë publike.

Videoja e nxjerr nga kamerat e sigurisë së një biznesi disa metra larg vendit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, tregojnë Mario Meshinin duke ecur me motor dhe pa skafandër në kokë.

Gazeta Shqiptare ka siguruar videon ku duket Mario Meshini teksa largohet me motorrin e tij vetëm pak minuta pas vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë.

Mario Meshini ishte personi i parë i arrestuar nga policia e Tiranës si bashkëpunëtor për vrasjen e Devi Kasmit.