TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dj Sardi jetën private e ka ruajtur gjithmonë larg syrit të publikut, por lidhja e tij me një vajzë misterioze kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes.
Gjatë pushimeve në jug Sardi nuk i ka kursyer fotot me vajzën që i ka vjedhur zemrën, por deri më sot ishte kujdesur të mos i zbulonte identitetin.
Së fundmi Sardi ka vendosur të mos e mbajë më të fshehtë partneren dhe ka publikuar një foto shumë të ëmbël, ku shfaqet i përqafuar me të.
Kjo është edhe hera e parë kur Sardi publikon një foto në të cilën mund të shihet qartë partnerja e tij.
Pak ditë më parë i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News, Sardi u pyet për propozimin e martesës dhe la të nënkuptohej se diçka kishte ndodhur me të.
“Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur”, u shpreh Sardi.