LIFESTYLE, 21 Qershor 2020, 16:47

FOTO+VIDEO/ Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk “fshihen” më. Çifti më të lumtur se kurrë, shijojnë pushimet së bashku

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, nuk e fshehin më dashurinë e tyre, ndërsa duket se po shijojnë ditë të bukura.

Çifti janë larguar nga Shqipëria për disa ditë pushimesh jashtë vendin, e copëza nga ditët e tyre, këngëtarja i ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram.

Dyshja u përfolën prej disa kohësh për marrëdhënie mes tyre, dhe të ndarë apo të bashkuar, ata u bënë një ndër çiftet më të komentuar të show-bizz.

Megjithatë, tani gjërat janë të qarta, këngëtarja dhe aktori i humorit janë bashkë, dhe duken më të lumtur se kurrë.