AKTUALITET, 22 Janar 2021, 11:00

Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria, reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: Nuk do të mbeteni pa përgjigje

Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria, reagon Ministria e Jashtme e

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër për dëbimin e diplomatit Alexey Krivosheev për shkelje të masave antiCovid.

Siç transmeton RIA, për Ministrinë e Jashtme ruse ky hap i Shqipërisë është provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare, dhe paralajmërohet se nuk do të mbetet pa përgjigje.

Nga ana tjetër MEPJ Ruse thekson se një nga parimet në diplomaci është reciprociteti.

Ditën e djeshme u njoftua se diplomati rus Alexey Krivosheev ishte shpallur ‘non-grata’ nga autoritetet shqiptare për shkak të shkeljeve të masave antiCovid.

Po ashtu menjëherë reagoi ambasada ruse duke theksuar se i cilëson akuzat të pabaza.