TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një predhë luftarake është zbuluar në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit.
Mësohet se predha është konstatuar nga një banor i zonës, i cili ka qenë duke mbledhur dru zjarri pranë lumit.
Më pas ai ka njoftuar policinë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Sakaq, këta të fundit kanë njoftuar forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.
Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës.
Predha dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish pazari i vjetër, megjithëse ato janë çertifikuar si të pastra katër vite më parë kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Mimi Kodheli.