AKTUALITET, 21 Janar 2021, 23:06

Zhupa: Të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese! Shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur…

Zhupa: Të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese! Shumica e
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, i është referuar zondazheve të fundit mbi zgjehdjet e 25 prilit, ku sipas saj, të gjitha nxjerrin opozitën fituese. ‘Edhe pse pushteti ka 6 muaj që ka ndezur motorrët e fushatës dhe opozita nuk ka nisur ende fushatën me kapacitet maksimal në çdo cep të vendit, çdo sondazh i publikuar këtë javë nxjerr opozitën fituese’, shkruan Zhupa në Facebook. Postimi i plotë i Ina Zhupës: Të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese. Edhe pse pushteti ka 6 muaj që ka ndezur motorrët e fushatës dhe opozita nuk ka nisur ende fushatën me kapacitet maksimal në çdo cep të vendit, çdo sondazh i publikuar këtë javë nxjerr opozitën fituese. Marzhi i fitores në këtë moment luhatet ndërmjet 52 dhe 55%. Shqiptarët në shumicë dërrmuese janë të pakënaqur dhe në ankth. Kjo shumicë dërrmuese kërkojnë ndryshim real dhe shpresë të re. Ndryshim dhe shpresë që e ofron vetëm Partia Demokratike dhe aleatët e saj të Opozitës së Bashkuar. Deri më 25 prill, fitoren do ta thellojmë me më shumë shqiptarë që e dinë se nuk është e lehtë të bësh ndryshimin, por ia vlen të luftosh për ta sjellë atë.

Të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese. Edhe pse pushteti ka 6 muaj që ka ndezur motorrët e fushatës dhe opozita...

Posted by Ina K. Zhupa on Thursday, January 21, 2021