TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një apartament në katin e katërt të një pallati në rrugën “Mikel Maruli” në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Burime nga zjarrfikësja pohuan se ndihma është kërkuar në orën 22:55 minuta dhe tre makina ndodhen në vendin e ngjarjes në luftë me flakët.
Policia në njoftimin zyrtar thekson se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Banorët e pallatit janë evakuuar. Policia thotë se nuk ka rrezik për ta. Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.