AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 20:58

Debati për anëtarët e KQZ, Vasili: S’mund të jetë 5 me 0 në favor të PS, nuk do t'i japim mundësi për një 30 qershor të dytë

Debati për anëtarët e KQZ, Vasili: S’mund të jetë

Zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka dhënë qëndrimin e tij para mediave pak pas përfundimit të tryezës së Këshillit Politik sa i takon diskutimeve që shoqëruan mbledhjen.

Duke u ndalur tek propozimi për formulën për emërimin e anëtarëve të KQZ, Vasili tha se duhet të ruhet balanca. Sipas tij, propozimi i opozitës respekton frymën e dakodësisë.

Lidhur me këtë çështje, kjo është një kundërshtim i plotë i dakordësisë, (për anëtarët e KQZ). Pasi formula e re e depolitizimit është në dy rrugë. Të gjitha garancitë aktuale të kodit riprodhohen në këtë propozim ashtu siç janë.

Ose në komisionet e treta, ruhet balanca 3-2, por nuk mund të jetë 5 me zero për maxhorancën. S’mundet që kjo garanci të zhbëhet nga një kod që duhet ti rrisë këto garanci. Kjo dakordësi respekton frymën e dakordësisë, e depolitizimit, respekton mekanizma të konsoliduar.

Në tërësinë e saj, propozimi ynë garanton ekuilibrin në marrjen e vendimeve, ka 0 privilegje për opozitën, por nuk i jep mundësinë PS që të prodhojë një 30 qershor të ri. Ne besojmë shumë që ka kohë, është në dispozicion për të bërë këtë reflektim.”, tha Vasili.