AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 20:34

Përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në Këshillin Politik, Bylykbashi: PS kërkon kapjen e plotë të KQZ-së

Përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në Këshillin

Ngërç në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Pas largimit të Rudina Hajdarit nga Këshilli Politik, maxhoranca dhe opozita kanë vijuar diskutimet por me sa duket, palët kanë ngecur tek KQZ.

Ndërsa Damian Gjiknuri theksoi se opozita kërkon të kthehet tek KQZ-ja aktuale, Oerd Bylykbashi tha se formula e propozuar ndodhet në Kushtetutë dhe është ajo për zgjedhjen e organeve të sistemit të drejtësisë. Sipas Bylykbashit, maxhoranca nuk e pranon sepse kërkon kapjen e KQZ-së.

"Këshilli Politik diskutoi për një nga cështjet më të rëndësishme që përmban datën 5 qershor që është KQZ. Dua të konfirmoj në emër të opozitës së bashkuar, i qëndrojmë pikë për pikë elementit të datës 5 qershor për identifikimin biometric për ruajtjen e administratës zgjedhore dhe respektojmë dakordësinë në lidhje me komisionin e zgjedhjeve për formulat për një komision zgjedhor që shkon drejt një funksionimi.

Kemi bërë propozim për formulë të emërimirt të tre trupave të KQZ nëpërmjet një formule të mirëpranuar që sot është në Kushtetutë, një formulë që është përzgjedhur edhe me mbështetjen e partnerët ndërkombëtarë, që garanton shqyrtim të pavarur të kandidaturave me standardet më të larta të integritetit.

Është një formulë e cila u kundërshtua nga mazhoranca socialiste pa asnjë arsyetim. Është ajo që ka qenë dakord, dhe sot nuk e arsyeton sepse i intereson kapja e plotë e KQZ në tre organet. Theksoj se dakordësia e 5 qershorit ku PS do jetë në mazhorancë në këto organe konfirmon, por nga ana tjetër, tani që është qëllimi jo vetëm i dakordësisë.

Sot mazhoranca e bëri të qartë që refuzon cdo lloj propozimi, pra do vendime të njëanshme dhe do në mënyrë të verbër kapjen e të gjitha organeve", tha Bylykbashi.