AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 19:58

Humb jetën një grua tek Spitali Infektiv, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk vdiq nga Covid

Humb jetën një grua tek Spitali Infektiv, Ministria e


Një paciente humbi jetën ditën e sotme (16 qershor) në spitalin infektiv. Teksa dyshihet se 58-vjeçarja mund të kishte ndërruar jetë nga Covid-19, ka ardhur dhe reagimi i Minsitrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shendetesise sqaron se, referuar sherbimit infektiv, pacientja 58 vjecare qe ka nderruar jete ka qene asimptomatike per covid19 dhe ka nderruar jete si pasoje e semundjes tumorale.

58 vjecarja vuante nga leukoza akute, forme e rende progresive si dhe semundje te tjera bashkeshoqeruese, diabet mellitus, hipertension.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 82 raste të reja me Covid-19 dhe u shënua një viktimë.

Deri më tani në vend janë konfirmuar 1,672 të infektuar dhe 37 viktima.