AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 18:48

Koronavirusi/ Italia regjistron 34 të vdekur në 24 orët e fundit, ulet numri i të infektuarve të rinj

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 34 të vdekur nga korornavirusi, duke e çuar në 34,404 víktima në total. Nga shifrat e fundit shohim një rritje të vdekurve krahasuar me një ditë më parë ku ishin 26 të vdekur.

Ndërsa numri i të infektuarve të rinj janë 210 persona ku 143 janë në Lombardi, rajoni më i prekur në Itali. Në total numri i të infekturave në shtetin fqinj ka arritur në 237.500

Ndërkohë, të shëruarit janë 1516, ndërsa në tetë rajone nuk është shënuar asnjë rast i ri.