AKTUALITET, 16 Prill 2018, 22:06

Debati në PD/ Lubonja përballë Patozit: Pas “vdekjes së babait” vëllezërit bëjnë sherr, Berisha duhej të tërhiqej

Debati në PD/ Lubonja përballë Patozit: Pas “vdekjes

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili, ne nje debat me ish deputetin e PD Astrit Patozi, thote se pas krizes ne PD, ish kryeministri Sali Berisha duhet te terhiqej fare sepse njerzit mendojne se kush e drejton me te vertete PD-ne sot, ai apo Basha.

“Kriza e PD vjen nga largimi i një lideri autoritar qe i ka marre pergjegjesite vete dhe qe iu eshte imponuar, ka ditur te imponohet, ashtu si u be edhe lider, por ishte nje autoritet ca i marre e dyta dhe per faktin se ne e kemi si strukture mendore qe kur zihet nje lider, duhet ti rrime mire.

Tani që ka ikur ky, “babai i fuqishëm”, edhe per shkak te krizes qe vjen per arsye te tjera, qe s’kane te bejne me raportet qe kane me njeri tjetrin, s’arrijnë dot as atë demokracinë të vendosin një rregull dhe me të, ata që kanë mendime ndryshe rrijnë, bisedojne, korrigjojnë, e krijojnë një imazh tjetër. S’e kane krijuar kete. Basha më shumë shkoi te ajo që duhet të imitojë Berishën.

Kemi Berishën mbrapa ende që akoma askush nuk thotë se sa ka rol, që për mua duhet të tërhiqej fare, më aktiv është Berisha se Basha në media dhe njerëzit sot e kësaj dite thonë kush e drejton këtë. Këta vetë kur vjen puna të luftojmë Bashën thonë të kthehet Berisha. Po ja u kthye, ose e mori Astriti, apo Jozefina, a do të kishte ndonjë ndryshim, nëse s'do kishte brenda PD ndryshime më të rëndësishme?