TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sokol Hazizaj, avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka thënë se ka shkelje proceduriale në hetimet që kanë nisur ndaj klientit të tij. Ai thotë se asnjë organ hetimor s’ka njoftuar se ndaj Llallës ka proces hetimor. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus, Hazizaj është pyetur edhe për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit.
“Unë kam 5 ditë që nuk kam komunikur me të, që kur kam marrë detyrën si përfaqësues ligjor i tij. Erdhi në zyrën time fizikisht, më dorëzoi prokurën dhe kërkoi që ta përfaqësojë në të gjitha instancat”, ka thënë Sokol Hazizaj, duke lënë të kuptohet se Llalla ndodhet në Shqipëri.