AKTUALITET, 29 Gusht 2018, 23:00

De Biazi tregon për darkën me Ançelotin: Është trajner i madh, ndërsa Hysaj ka nevojë edhe për…

De Biazi tregon për darkën me Ançelotin: Është

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë, flet për “Radio Marte” në Itali, duke komentuar skuadrën e Napolit në këtë sezon të ri, në veçanti trajnerin Ançeloti, si edhe mbrojtësin që e ka pasur në Kombëtare, Elseid Hysajn.

De Biasi për Ancelotin: “E njoh mirë Ançelotin. CV-ja e tij nuk ka nevojë për prezantim. Është një trajner i vlerësuar në të gjithë botën dhe gjatë një darke kemi pasur edhe një shkëmbim idesh të bukura. Pas tre vitesh me Sarrin ishte e vështirë të gjeje menjëherë skuadrën, megjithatë ai ia arriti dhe kjo u pa në dy përmbysjet me Lacion e Milanin”.

De Biasi ka gjithashtu, edhe një koment për Hysajn, që tashmë ka vendosur të vazhdojë me Napolin: “Ka treguar tashmë se ka cilësi të mira, por duhet të përmirësohet ende në disa aspekte. Por, kjo ndodh vetëm me punë dhe më kohën e duhur. Ai është një lojtar me shumë dinamikë dhe është shumë i mirë në të dy fazat”.