AKTUALITET, 7 Prill 2019, 17:48

Dalin fotot/ Ku përfundoi makina e Mira Kazhanit, pasi përplasi këmbësorin

Ditën e sotme gazetarja, Mira Kazhani, është përfshirë në një aksident, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një burrë i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Makina tip ‘Mazda’ me targa AA 458 VA ka përplasur këmbësorin që po kalonte rrugën.

Pas aksidentit kanë dal fotot e para të makinës së gazetares e cila duket që është shumë e dëmtuar.

Nga foto e para duket që xhami i makinës është i thyer dhe një pjesë e saj e deformuar.

Ndërkohë që makina dallohet lehtësisht që eshtë e dëmtuar ende nuk dihet asgjë për gjendjen shëndetësore të gazetares.