TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arsenali ka pësuar një disfatë të hidhur ndaj Evertonit në transfertë, me shifrat minimale 1-0, duke e bërë luftën për një vend në Champions më të hapur se kurrë. Një lojë e vakët e të besuarve të Emeris, të cilët nuk ishin për asnjë moment në lartësinë e duhur.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin vendas, teksa vetëm pas 10 minutash, Fil Xhakiellka, shënoi pas një rrëmuje në zonë. Në zhvillimet e një rivënie të gjatë anësore, mbrojtësi u gjet i lirë në zonë dhe shtyu topin drejt rrjetës, duke i dhënë avantazhin të tijve.
Më pas, Arsenali provoi me të gjithë forcat për të sulmuar, por loja e “Topçinjve” la shumë për të dëshiruar pasditen e sotme. Evertoni u mbrojt në mënyrë perfekte dhe administroi avantazhin, duke marrë tri pikët.