LIFESTYLE, 10 Shtator 2021, 11:26

Fotot/ Çfarë nuk u pa në TV/ Nga Monika Kryemadhi te Grida Duma dhe kostumi i zi i kryeparlamentares Nikolla,ja çfarë veshën deputetet në seancën e parë të Kuvendit

Fotot/ Çfarë nuk u pa në TV/ Nga Monika Kryemadhi te Grida Duma


Të veshura me kostume, ku disa prej tyre kishin zgjedhur ngjyrën e zezë, deputetet e kësaj legjislature i janë drejtuar Kuvendit, i cili çeli edhe sesionin e ri.

LSA ka publikuar disa foto ku shihet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila vjen në Kuvend, pas 30 muajsh mungesë me një look të ri. Kryemadhi, e cila ka zgjedhur të vishet me këmishë dhe një fund, vjen me një stilim të ri flokësh.

Ndërkohë, edhe kryeparlamëntarja e re, Lindita Nikolla nuk ka dalë shumë nga tipi i saj, ku shihet me një kostum të zi. Nga kampi demokrat, me ngjyrat ka guxuar deputetja Grida Duma, e cila ka veshur një fustan të kuq.

Më poshtë disa nga fotot e sotme në Parlament:

[gallery ids="565590,565589,565591,565601,565600,565593,565603,565592,565598,565594,565588"]