LIFESTYLE, 8 Shtator 2021, 10:27

FOTO/Adrola Dushi shfaqet pa grim, si reagojnë ndjekësit


Adrola Dushi është një nga vajzat më të bukura dhe më të thjeshta të showbizit shqiptar.

Ajo mundohet gjithmonë që mos ta ekzagjerojë me ‘look-un’ e saj. Madje, këtë herë është shfaqur pa pikë grimi dhe është dukur po aq e bukur si gjithmonë.

Adrola ka postuar në Instastory një “selfie”, duke marrë të gjithë vëmendjen e ndjekësve. Padyshim që komentet kanë qenë pozitive.

Sa i përket jetës private, bukuroshja është përfolur kohët e fundit se është në një lidhje dashurie me reperin e njohur, Capital T. Megjithatë, asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar.