SPORT, 28 Janar 2019, 09:36

Cristiano Ronaldo më romantik se asnjëherë, ja çfarë thotë për partneren

Cristiano Ronaldo më romantik se asnjëherë, ja çfarë

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos festoi dje ditëlindjen e saj të 25-të. Edhe pse besojmë se ka marrë shumë dhurata, me siguri surpriza më e veçantë duhet të ketë qenë dedikimi special nga futbollisti i njohur. Me anë të një fotografie ku shfaqeshin të përqafuar Ronaldo shkroi:

“Urime gruas më të mrekullueshme që Zoti mund ta vendoste në rrugën time”.

Kjo është një ndër të paktat raste që ai ka bërë një dedikim kaq romantik në profilin e tij.

Sulmuesi i Juventusit dhe e  Georgina janë prindër të një vajze, Alana Martina, e cila mbushi 1 vjeç pak muaj më parë.

Marrëdhënia e Cristianos me Georgina-n duket se do të zyrtarizohet shumë shpejt, pasi pak kohë më parë u përfol se çifti është duke u marrë me përgatitjet e dasmës, pavarësisht se ende nuk asgjë nuk është konfirmuar nga vetë ata, dhe nuk dihen detajet