SPORT, 25 Janar 2019, 13:21

E bujshme nga Spanja, Rei Manaj drejt Bundesligës gjermane

Rei Manaj po kalon një formë për tu admiruar në Ligën e Dytë të Spanjës me Albaseten. Sulmuesi i kombëtarse sonë është dëmtuar së fundmi për shkak të përplasjes në kokë.

manajj-e1547116841229

Mesa duket ai është gati për hapin e madh në karrierë. Mediat spanjolle raportojnë se për sulmuesin ka interesime nga shumë ekipe, por mes tyre edhe Hanoveri e Shtutgarti. Albasete pagoi 2 milionë euro te Interi për të marrë shërbimet e tij. Deri më tani ai ka realizuar 6 gola në 15 takime, duke justifikuar paratë e shpenzuara. Lajmi raportohet edhe nga gazetari italian, ekspert i merkatos, Xhaluka di Marzio.