BALLKAN, 6 Korrik 2021, 15:16

Covid në Kosovë, 10 raste të reja me Covid dhe asnjë humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar rezultatet e 2.143 mostrave të testuara për virusin Covid-19 ku në 24 orët e fundit me koronavirus janë infektuar 10 persona, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën. Ndëkohë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 16 qytetarë.

Njoftimi i MSH;

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës. Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397. Në total numri i rasteve aktive është 152.