TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arnold Schwarzenegger ka dhuruar donacionin e madh për ta luftuar pandeminë.
Arnold Schwarzenegger është një nga fytyrat publike që gjatë kësaj kohe ka dhënë këshilla të shumta si të mbrohemi nga koronavirusi.
Aktori ka bërë thirrje vazhdimisht që të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikohet askush nga pandemia.
Arnold me anë të një postimi, ka bërë të ditur se ka dhuruar donacion në vlerë një milion dollar, për ta ndihmuar luftën kundër koronavirusit.
“Asnjëherë nuk kam besuar të ulem në shtrat dhe të ankohem se sa gjëra të këqija janë, gjithmonë besoja se të gjithë duhet të bënim pjesën tonë për t’i bërë gjërat më mirë. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur heronjtë tanë të veprimit të vërtetë në vijën e parë në spitalet tona, dhe jam krenar që bëhem pjesë e saj. Unë dhurova 1 milion dollar dhe shpresoj që të gjithë ju që mund të dilni përpara për të mbështetur këta heronj”, ka shkruar ai.
Schwarzenegger ka publikuar edhe adresën ku të tjerët mund të japin kontributin e tyre.