TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ardjan Çapja është qëlluar nga brenda mjetit tip “Volkswagen” që përdoren autorët e atenatit.
Burime zyrtare pranë grupit hetimor, sqaruan se qitja është bëra nga pjesa e pasme e shoferit. Dyshimet e policisë përforcohen edhe nga mbajtësja e snajperit model finlandez, e fiksuar brenda mjetit që vetëm pak minuta pas ngjarjes, u dogj në lagjen “Skënderbej”, në zonën e njohur si Fushë-Mbret, 6 km larg banesës së Çapjas.
Brenda kësaj makine, policia mundi të sekuestrojë armēn me të cilën u bë qitja dhe një silenciator të çmontuar. Ndërsa kjo shenjë e mbetur në mjetin “Volkswagen” e djegur nga autorët, është plumbi i dytë i dalë nga snajperi ku makina u përfshi nga flaket, e që plagosi në këmbë zjarrfikësin 38-vjeçar në vendgjarje.
Sipas policisë, autori e ka mbushur armēn për të qëlluar për herë të dytë në drejtim të objektivit te tij. Por kjo nuk ndodhi pasi Çapja u rrëzua në tokë që në goditjen e parë nga predha e snajperit.
Paraprakisht, në krím mendohet të kenë vepruar të paktën tre persona. Dy prej tyre kane qenë atentatori dhe drejtuesi i mjetit. Ndërsa i treti i ka ndihmuar autorët të largohen nga Fushë-Mbreti pasi dogjën mjetin me targa te vjedhura në Fushë-Krujë.
Për shkak se numri i shasisë së Volkswagen-it nuk rezulton i regjistruar në territorin shqiptar, policia i ka dërguar letërporosi autoriteteve në Kosovë e Maqedoni, nga ku dyshohet të jetë trafikuar kjo makinë.
Ndërkohë i plagosuri Ardjan Çapja ndodhet në reanimacion në spitalin e traumës dhe gjendja shëndetësore e tij vijon të jetë kritike.