TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj bëri të ditur se janë ulur vizitat mjekësore në banesa për rastet Covid. Nga konferenca e Komitetit Teknik, Brataj u shpreh se Tirana është qyteti me rrezikshmërinë më të lartë, i ndjekur nga Fieri, Vlora dhe qytete të tjera me radhë.
“Vazhdon monitorimi i situatës. Jemi në 1 mijë e 700 thirrje në 24 orë. Ka një ulje të numrit të vizitave në banesë, jemi në 400. Nga 223 që ishim në fillim të marsit, tani jemi 100. Kryeson Tirana, Fieri, Vlora, Durrësi. 53.6% janë trajtuar në banesë.
Ajo që theksuam është përhapja në bashki, sot jemi nga 10 deri në 20 vizita në zona të vogla. Do tu kërkonim qytetarëve që të respektojnë masat pasi nuk ka mbaruar ende beteja”,-shpjegoi Brataj.