AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 23:25

COVID-19, Austria kalon në zonë të kuqe

COVID-19, Austria kalon në zonë të kuqe

Austria shënoi sot një rekord përsa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, me 7 400 raste të reja.

“Tashmë të 15 rajonet austriake janë me të kuqe”, vendosi Komisioni për COVID-19.

Sipas tij, rajonet e fundit me sinjalizimin e verdhë dhe të gjelbër janë zhdukur nga harta.

Që nga fillimi i pandemisë, vendi ka regjistruar 132 000 të infektuar nga COVID-19.