Kryeministri britanik Brois Johnson dhe lideri i opozitës, Jeremy Corbyn, do të përballen në një debat televiziv në datën 6 dhjetor, vetëm gjashtë ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Debati do të transmetohet nga BBC dhe pritet të ketë një audiencë të madhe.
Mbretëria e Bashkuar do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi procesi i Brexit është në një ngërç.
Marrëveshja e kryeministrit Johnson nuk u aprovua nga parlamenti dhe ai po kërkon një mandat dhe mazhorancë të re, që të mund të kalojë këtë marrëveshje sa më parë.
Ndërkohë, Bashkimi Europian, e ka shtyrë Brexit për në 31 Janar 2020.
Lideri i opozitës Corbyn, ka premtuar se nëse partia Laburiste fiton zgjedhjet, qytetarët do të mund të votojnë në një referendum për marrëveshjen e propozuar. Ky referendum do të përfshijë edhe opsionin për të qëndruar në Bashkimin Europian.
/TPZ.al/