TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largimi masiv i mjekëve drejt Bashkimit Europian, po boshatis edhe qendrat spitalore në Tiranë. Presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani thotë se në spitalin e Traumës ka shumë vende të mbetura bosh nga largimi masiv i mjekëve.
Dogjani thotë se është momenti, që qeveria të shpallë emergjencën, pasi me këtë ritëm pas disa vitesh rrezikon që vendi të mbetet pa mjekë.
Për mediat e interesuara mjeku foli edhe për ngarkesën në punë, që bie çdo ditë në kurrizin e mjekëve të spitalit të Traumës. Sipas Dogjanit janë 100-150 trauma në ditë që përplasen në të vetmen qendër të specializuar, në vit përbën një shifër të frikshme 40 mijë trauma.
Kjo sipas mjekut është shkaktuar nga rritja alarmante e aksidenteve me të vdekur e të plagosur. Sipas mjekut dëmet në njerëz nga aksidentet e rendisin Shqipërinë të parën në rajon. Mjeku apelon shtimin e kapaciteteve të spitalit të traumës që ka mbetur njësoj si në vitet ‘90.