TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana do të presë në stadiumin “Selman Stermasi” në orën 18:00, Vllazninë. I ashtuquajturi derbi i Shqipërisë do të luhet pa tifozë, si dënim për incidentet që përfshinë tifozët e Tiranës dhe Partizanit në ndeshjen mes dy skuadrave para disa javëve.
Edhe pse pritej që dënimi të ishte përmbushur, një vendim disi dyshues i cili shpjegon se pezullimi i stadiumit ka hyrë në fuqi pas ndeshjes së bardhebluve në Kupë ndaj Shënkollit, ka bërë që në stadium ditën e sotme, në një ndeshje vitrinë, të pllakosë heshtja.
Një krahasim edhe më domethënës ka bërë menaxheri i njohur shkodran, Dritan Gjyrezi, i cili e ka krahasuar ndeshjen pa tifozë si një dasmë pa aheng. Megjithatë, tashmë vendimi nuk mund të kthehet pas dhe klasikja shqiptare do të vuajë mungesën e pjesës më të bukur, tifozerisë.
