TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një konferencë për shtyp kryeministri italian Giuseppe Conte, deklaroi se ekziston rreziku i një bllokimi të ri, nëse masat nuk respektohen.
“Nëse rregullat ndiqen atëherë në dhjetor mund të përballemi me një situatë të qetë, nëse qytetarët do të neglizhojnë masat anti-covid, atëherë ne do të gjendemi përballë nevojës për një bllokim të ri’, u shpreh Conte.
Gjithashtu ai theksoi se qeveria italiane është duke punuar për të shmangur një mbyllje të përgjithshme.
“Ne duhet të veprojmë pa vonesë . Ne jemi përpjekur që të ndërtojmë një sërë masash në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit”, u shpreh ai.
Conte komentoi edhe protetastat e mbajtura, ndërsa theksoi se dhuna sjell dhunë dhe nuk ndihmon aspak: “Kjo nuk është Italia që duam”, u shpreh Conte, shkruajnë mediat italiane.
Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri siguroi qëndrueshmëri të financave. “Financat tona mund të përballen me çdo skenar”, tha Gualtieri.