SPORT, 14 Qershor 2021, 10:14

Zidane nervozohet me gazetarin: Sërish me të njëjtat pyetje idiote?

Zidane nervozohet me gazetarin: Sërish me të njëjtat pyetje
Zinedine Zidane është ngacmuar nga një gazetar i DirectoGol dhe francezi nuk ka qenë shumë i qetë me pyetjen që i është bërë. Ish-trajneri i Real Madrid, pasi u tregua “i keq” me përgjigjet e tij, i kërkoi gazetarit që të flisnin pa praninë e kamerës. Gazetari: Mister, a u larguat në mënyrë të shëmtuar nga Real Madrid? Zidane: A po më bën sërish të njëjtat pyetje idiote si më parë? Puna juaj është e turpshme. Është e njëjta gjë gjithmonë me ju. Unë të njoh, ti më njeh mua. Hajde këtu, le të flasim së bashku pa kamera.