TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ilir Demalia
Tirona në 100 vjetorin e saj nuk ka një emër rruge për ata të cilët krijuan profilin, autencitetin, kulturën, qytetarinë, muzikën me dashurinë e madhe dhe talentin e mrekullueshëm për Tironēn.
Nuk ka një emër rruge një vend me emrin e Qazim Mulletit, Hafsa Zyberit, Fitnete Rexhës, Sotir Buneci, Mustafa Budini, Skënder Halili, Myslym Alla, e plot të tjere.
Është mbushur Tirona me emra rrugësh horrash, drogaxhish, e vrasësish, kriminelësh të regjimeve dhe shërbëtorësh të regjimeve në shërbim të se keqes, por jo të atyre tironcave që e krijuan atë Tironê me aq dashuri e qytetari si I vetmi model qytetarise me shpirt liberal.
Faik Konica shkrunte në gazeten “Gazeta e Re” në 17 nëntor 1928: Ku ka një qytet me të bukur në Evrope se Tirana? Hapni nje penxhere në Tirane dhe hidhni një sy jashtë; Ku mund të ketë një natyrë çuditërisht më të bukur se sa brigjet e kaltërta që posi një varg safiresh e amethystesh të medha rrethojnë Tiranën?
"Ky vënd është i bekuar me një mijë mrekullira, por është pushtuar nga njerëz që urrejnë të bukurën, - përfundonte Konica.
